1 Timoteut 3:14-16
1 Timoteut 3:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këto gjëra po t'i shkruaj me shpresë se do të vij te ti së shpejti, por nëse vonohem, të dish sesi duhet të sillet njeriu në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe themeli i së vërtetës. Pa dyshim, e madhe është e fshehta e besimit: Perëndia u shfaq në trup njerëzor, u shpall i drejtë nga Shpirti, u pa nga engjëjt, u predikua mes kombeve, u besua në botë, u ngrit në lavdi.
1 Timoteut 3:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po t'i shkruaj këto gjëra duke shpresuar që të vij së shpejti te ti, por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës. Dhe s'ka asnjë dyshim se misteri i perëndishmërisë është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi.