1 Thesalonikasve 5:8-11
1 Thesalonikasve 5:8-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare. Perëndia nuk na caktoi të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht, i cili vdiq për ne. Kështu, kur të vijë ai, edhe nëse vigjilojmë, edhe nëse jemi duke fjetur, do të jetojmë bashkë me të. Prandaj ngushëlloni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për t'u rritur në besim, sikurse edhe po bëni.
1 Thesalonikasve 5:8-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit. Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht, i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të. Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin dhe ndërtoni njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni.