1 Thesalonikasve 4:14-16
1 Thesalonikasve 4:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse besojmë se Jezui vdiq dhe u ngjall, po kështu edhe Perëndia do t'i ngjallë bashkë me të ata që vdiqën dhe që kishin besuar në të. Këtë po jua themi me fjalët e Zotit: ne të gjallët, që do të jemi ende gjallë kur të vijë Zoti, nuk do ta takojmë Zotin përpara atyre që kanë vdekur, sepse vetë Zoti, me një kushtrim, me zë kryeengjëlli dhe me trumbetën e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe të vdekurit që kishin besuar në Krishtin do të ngjallen të parët.
1 Thesalonikasve 4:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët