1 Thesalonikasve 2:4-8
1 Thesalonikasve 2:4-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
por e predikojmë ungjillin ashtu siç na e besoi Perëndia, pasi dolëm të sprovuar prej tij. Ne nuk predikojmë që t'u pëlqejmë njerëzve, por që t'i pëlqejmë Perëndisë, i cili njeh zemrat tona. Sikurse e dini, ne kurrë nuk kemi përdorur fjalë lajkatuese e as nuk kemi pasur qëllimin për të përfituar, dhe dëshmitar kemi Perëndinë. Ne nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush e as prej të tjerëve. Si apostuj të Krishtit mund t'ju bëheshim barrë, por, përkundrazi, ne u treguam të dhembshur me ju si nëna që kujdeset me ngrohtësi për fëmijët e vet. Ne kishim një dashuri kaq të madhe për ju, saqë ishim të gatshëm jo vetëm t'ju predikonim ungjillin e Perëndisë, por të jepnim edhe jetën për ju. Kaq shumë ju kishim për zemër!
1 Thesalonikasve 2:4-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
por, duke qenë se u miratuam prej Perëndisë që të na besohet ungjilli, kështu ne flasim jo që t'u pëlqejmë njerëzve, por Perëndisë, që provon zemrat tona. Ne, pra, nuk kemi përdorur kurrë, sikurse e dini mirë, fjalë lajkatuese, dhe as nuk jemi nisur nga motive lakmie; Perëndia është dëshmitar. Dhe nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush, as prej të tjerësh, megjithëse mund t'ju bëheshim barrë si apostuj të Krishtit. Përkundrazi qemë zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj. Kështu, duke pasur një dashuri të madhe ndaj jush, ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse na u bëtë të dashur.