1 i Samuelit 8:4-9
1 i Samuelit 8:4-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë tërë pleqësia e Izraelit u mblodh, shkoi te Samueli në Ramah e i thanë: «Ja, ti u plake e bijtë e tu nuk ecin në gjurmët e tua, prandaj na cakto tani një mbret që të na gjykojë, siç bëjnë gjithë kombet». Kërkesa për mbret nuk i pëlqeu Samuelit, prandaj iu lut ZOTIT, por ZOTI i tha Samuelit: «Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që thotë, se nuk po të përbuzin ty, por mua, që të mos mbretëroj më unë mbi ta». Po sillen me ty siç kanë bërë me mua që nga dita kur i nxora nga Egjipti e deri më sot. Më braktisin që t'u shërbejnë perëndive të tjerë. Prandaj dëgjojua fjalën, por paralajmëroi mirë e tregoju për të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta.
1 i Samuelit 8:4-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah, dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet". Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit. Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta. Sillen me ty, ashtu siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t'u shërbyer perëndive të tjera. Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallu të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".