1 i Samuelit 7:1-2
1 i Samuelit 7:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Disa njerëz nga Kirjat Jearimi erdhën dhe e morën arkën e ZOTIT. E sollën te shtëpia e Abinadabit, në një kodër, dhe shuguruan birin e tij, Eleazarin, që të përkujdesej për arkën e ZOTIT. Gjatë gjithë kohës që arka qëndroi në Kirjat Jearim, dhe ajo qëndroi aty për një kohë të gjatë, njëzet vjet, tërë shtëpia e Izraelit i përgjërohej ZOTIT.
1 i Samuelit 7:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë njerëzit e Kiriath-Jearimit erdhën, e çuan lart arkën e Zotit dhe e vendosën në shtëpinë e Abinadadit në kodër, dhe shenjtëruan të birin Eleazarin që të ruante arkën e Zotit. Shumë kohë kishte kaluar nga dita që arka ishte vendosur në Kiriath-Jearim; kishin kaluar njëzet vjet dhe tërë shtëpia e Izraelit i ankohej Zotit.