1 i Samuelit 5:1-5
1 i Samuelit 5:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Filistinët e morën arkën e Perëndisë nga Eben Ezeri dhe e sollën në Ashdod. Pasi e morën arkën e Perëndisë, e sollën te tempulli i Dagonit dhe e vendosën përbri Dagonit. Kur banorët e Ashdodit u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë me fytyrë përtokë para arkës së ZOTIT. E morën dhe e vendosën në vendin e vet. Kur u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë sërish me fytyrë përtokë para arkës së ZOTIT. Koka dhe dy pëllëmbët e Dagonit ishin këputur nga trupi dhe kishte mbetur vetëm trupi. Prandaj edhe sot e kësaj dite priftërinjtë e Dagonit dhe të gjithë ata që vijnë te tempulli i tij nuk e shkelin pragun e Dagonit në Ashdod.
1 i Samuelit 5:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë filistenjtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod; pastaj filistenjtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit. Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij. Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu. Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod.