1 i Samuelit 30:17-20
1 i Samuelit 30:17-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të nesërmen, Davidi i sulmoi në të gdhirë e nuk pushoi deri në mbrëmje. Asnjë nuk shpëtoi, përveç katërqind djelmosha që u hipën deveve e ikën. Davidi shpëtoi dy gratë e veta e gjithçka që kishin plaçkitur amalekitët. Nuk u mungonte asgjë e plaçkitur, nga më e madhja te më e vogla, as bij e bija, as plaçkë e pre. Davidi i ktheu të gjitha. Ai mori edhe gjithë dhentë e qetë. Kur i sollën bagëtitë para tij thanë: «Kjo është preja e Davidit».
1 i Samuelit 30:17-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën. Kështu Davidi rimori të gjitha ato që amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij. Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha. Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thoshin: "Kjo është plaçka e Davidit!".