1 i Samuelit 20:41-42
1 i Samuelit 20:41-42 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sapo iku djaloshi, Davidi doli nga mbrapa gurit e ra me fytyrë përdhe tri herë. U puthën e zunë të qanin. Davidi qau më shumë. Pastaj Jonatani i tha Davidit: «Shko në paqe, se të dy u zotuam në emër të ZOTIT kur thamë: “ZOTI qoftë dëshmitar përherë mes meje e teje, mes pasardhësve të mi e pasardhësve të tu!”».
1 i Samuelit 20:41-42 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Me t'u nisur djaloshi, Davidi u ngrit nga krahu jugor, ra përmbys tri herë me fytyrë për tokë; pastaj të dy puthen me njëri-tjetrin dhe qanë bashkë; por Davidi qau më tepër. Pastaj Jonathani i tha Davidit: "Shko në paqe, tani që ne të dy jemi betuar në emër të Zotit; Zoti le të jetë përgjithmonë dëshmitar midis meje dhe teje dhe ndërmjet pasardhësve të tu dhe pasardhësve të mi". Pastaj Davidi u ngrit dhe iku; dhe Jonathani u kthye në qytet.