1 i Samuelit 2:12-17
1 i Samuelit 2:12-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Bijtë e Eliut ishin fëmijë të pahijshëm. Ata nuk donin t'ia dinin për ZOTIN. Kështu e kishin zakon priftërinjtë të silleshin me popullin. Kur ndokush flijonte fli, dilte djali i priftit me sfurk tredhëmbësh në dorë, ndërsa ziente mishi, e zhyste në legen, në kazan, në tavë, apo në kusi dhe çfarëdo që kapte sfurku e merrte për priftin. Ata vepronin kështu me tërë izraelitët që vinin në Shiloh. Madje ndodhte që para se të digjej dhjami, vinte djali i priftit e u thoshte atyre që kushtonin fli: «Më jepni mish që ta pjek për priftin, sepse ai do mish të gjallë e jo të zier». Edhe pse njerëzit i përgjigjeshin: «Merr ç'të duash, por na lër të djegim dhjamin», ai u përgjigjej: «Jo, ma jepni tani, përndryshe do t'jua marr me forcë!». Mëkati i djemve ishte shumë i rëndë para ZOTIT, sepse po përbuznin flinë e ZOTIT.
1 i Samuelit 2:12-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Bijtë e Elit ishin njerëz të këqij; nuk e njihnin Zotin. Dhe ja si silleshin këta priftërinj me popullin; kur dikush ofronte një flijim, shërbëtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me një pirun me tri maja në dorë, dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë izraelitët që shkonin në Shiloh. Edhe para se të digjnin dhjamin, shërbëtori i priftit vinte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: "Më jep mish për ta pjekur për priftin, sepse ai nuk do të pranojë prej teje mish të pjekur, por mish të gjallë". Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: "Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash", ai përgjigjej: "Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë". Prandaj mëkati i dy të rinjve ishte shumë i madh përpara Zotit, sepse ata përçmonin ofertat që i bëheshin Zotit.