1 i Samuelit 17:8-9
1 i Samuelit 17:8-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ai zuri vend e u thirri aradheve të Izraelit: «Përse keni dalë në luftë? A nuk jam unë filistin dhe a nuk jeni ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni, pra, njërin prej jush të zbresë tek unë. Nëse fiton kundër meje e më vret, ne do të bëhemi skllevërit tuaj, por, nëse fitoj unë dhe e vras, ju do të bëheni skllevërit tanë e do të na shërbeni».
1 i Samuelit 17:8-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t'u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje. Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".