1 i Samuelit 13:13-14
1 i Samuelit 13:13-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Samueli i tha: «Veprove marrëzisht! Nuk e mbajte urdhrin që të dha ZOTI, Perëndia yt. ZOTI do ta kishte bërë mbretërinë tënde në Izrael të palëkundur deri në amshim, por tani mbretëria jote nuk do të qëndrojë më. ZOTI ka kërkuar një njeri tjetër sipas zemrës së vet dhe e ka urdhëruar t'i prijë popullit të tij, sepse ti nuk e zbatove urdhrin e ZOTIT».
1 i Samuelit 13:13-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Samueli i tha Saulit: "Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhërimin që Zoti, Perëndia yt, të kishte dhënë. Në fakt Zoti do të vendoste përgjithnjë mbretërinë tënde mbi Izraelin. Tani përkundrazi mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, Zoti ka kërkuar një njeri sipas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij, sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar".