1 i Samuelit 1:3-7
1 i Samuelit 1:3-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ky njeri nisej për vit nga qytetit i tij e shkonte në Shiloh për të adhuruar e për t'i kushtuar fli ZOTIT të ushtrive. Atje shërbenin si priftërinj të ZOTIT dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi. Kur kushtonte fli, Elkanahu u jepte nga një pjesë të flisë Peninës, gruas së tij, dhe tërë bijve e bijave të saj, ndërsa Anës i jepte vetëm një pjesë, sepse, edhe pse e donte, ZOTI e kishte lënë beronjë. Anën e mundonte edhe kundërshtarja e saj që e thumbonte për shkak se ZOTI e kishte lënë beronjë. Kështu ndodhte çdo vit. Sa herë që shkonte në shtëpinë e ZOTIT, kundërshtarja e thumbonte dhe ajo qante e nuk hante.
1 i Samuelit 1:3-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Çdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij për të adhuruar dhe për t'i ofruar flijime Zotit të ushtrive në Shiloh, ku gjendeshin dy bijtë e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, priftërinj të Zotit. Kur i vinte dita Elkanahut të ofronte flijimin, ai kishte zakon t'u jepte pjesën që u takonte gruas së tij Penina dhe pjesët gjithë bijve dhe bijave të tij; por Anës i jepte një pjesë të dyfishtë, sepse e donte Anën, megjithëse Zoti ia kishte mbyllur barkun. Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht për ta zemëruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun. Kështu ndodhte çdo vit; sa herë që Ana ngjitej në shtëpinë e Zotit, Penina e ngacmonte; prandaj ajo qante dhe nuk hante më.