1 i Samuelit 1:24-27
1 i Samuelit 1:24-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi e ndau nga gjiri, ajo e solli të birin në Shiloh bashkë me një mëzat tre vjeçar, një kilogram miell dhe një kacek vere. Djaloshi ishte ende i vogël. Si e therën mëzatin, e sollën djaloshin tek Eliu dhe ajo tha: «Të lutem, imzot, pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati ndenjur me ty këtu duke iu lutur ZOTIT. Për këtë djalë u luta dhe ZOTI ma plotësoi kërkesën që i bëra.
1 i Samuelit 1:24-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkë me tri dema të vegjël, një efë mielli dhe një calik verë; dhe i çoi në shtëpinë e Zotit në Shiloh. Djali ishte akoma shumë i vogël. Pastaj ata flijuan një dem dhe ia çuan djalin Elit. Ana i tha: "Imzot! Ashtu siç është e vërtetë që jeton shpirti yt, o imzot, unë jam ajo grua që rrinte këtu, afër teje, dhe i lutej Zotit. Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.