1 Pjetrit 5:6-11
1 Pjetrit 5:6-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju. Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta. Atij i qoftë pushteti, në shekuj të shekujve! Amen!
1 Pjetrit 5:6-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur, dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju. Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë. Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t'ju bëjë të përsosur ai vetë, do t'ju bëjë të patundur, do t'ju forcojë dhe do t'ju vërë themel. Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.