1 Pjetrit 1:13-16
1 Pjetrit 1:13-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj, bëhuni gati shpirtërisht, rrini zgjuar dhe shpresoni plotësisht në hirin që do t'ju jepet kur të shfaqet Jezu Krishti. Si bij të bindur, mos jetoni sipas dëshirave të mëparshme, që i kishit kur ishit në padije. Përkundrazi, gjithë sjellja juaj të jetë e shenjtë, sikurse është i shenjtë edhe ai që ju thirri. Sepse është shkruar: jini të shenjtë, se unë jam i shenjtë.
1 Pjetrit 1:13-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj, ngjishni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit. Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj, por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj, sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.