Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 i Mbretërve 3:5-14

1 i Mbretërve 3:5-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Në Gibeon, ZOTI iu shfaq Solomonit në ëndërr natën dhe e pyeti: «Kërko ç'të duash e unë do të ta jap». Solomoni i tha: «Ti ke treguar mirësi të madhe me shërbëtorin tënd, Davidin, atin tim, sepse ai jetoi në praninë tënde me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të ndershme ndaj teje. Ti i qëndrove besnik kësaj mirësisë sate të madhe dhe i dhe një bir, që të ulet në fronin e tij, siç ndodh sot. E tani, o ZOT, Perëndia im, ti më ke bërë mbret në vend të Davidit, atit tim, megjithëse unë jam veçse një djalosh i ri dhe nuk di si të mbretëroj. Shërbëtori yt gjendet mes popullit tënd të zgjedhur, mes një populli aq të madh, sa nuk mund të numërohet. Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të urtë, që të mund ta udhëheqë popullin tënd dhe të dijë të dallojë të mirën nga e keqja, sepse kush mund ta udhëheqë popullin tënd kaq të madh?». Zotit i pëlqeu kërkesa që bëri Solomoni. Atëherë Perëndia i tha: «Meqë kërkove këtë gjë dhe nuk më kërkove as jetë të gjatë, as pasuri e as vdekjen e armiqve të tu, por dije për të udhëhequr, ja, po bëj siç më kërkove dhe po të jap një zemër me aq urti e dije, saqë nuk e ka pasur askush para teje e nuk do ta ketë askush pas teje. Po të jap edhe çka nuk kërkove: pasuri e lavdi. Kështu, gjatë gjithë jetës sate, nuk do të ketë mbret të ngjashëm me ty. E nëse do të ecësh udhëve të mia, duke mbajtur rregullat dhe urdhërimet e mia, siç bëri ati yt, Davidi, do të të jap jetë të gjatë».

1 i Mbretërve 3:5-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salomonit. Perëndia i tha: "Kërko ç'të duash dhe unë do ta jap". Salomoni u përgjigj: "Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot. Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem. Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t'u numëruar dhe llogaritur. Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?". I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë. Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë, ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje. Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate. Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t'i zgjatur ditët e tua".

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë