1 i Mbretërve 19:11-12
1 i Mbretërve 19:11-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Zoti i tha: «Dil nga shpella e qëndro në mal në prani të ZOTIT». E, ja, po kalonte ZOTI. Para se të kalonte ZOTI, fryu një erë e furishme dhe e fortë që çante malin e thërrmonte shkëmbinjtë, por ZOTI nuk ishte në erë. Pas erës, ra tërmet, por ZOTI nuk ishte as në tërmet. Pas tërmetit, shpërtheu zjarri, por ZOTI nuk ishte as në zjarr. Pas zjarrit, u dëgjua fërfërima e një puhize të lehtë.
1 i Mbretërve 19:11-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet. Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.