1 i Mbretërve 19:1-3
1 i Mbretërve 19:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ahabi i tregoi Izebelës për gjithçka që kishte bërë Elia dhe si i kishte vrarë me shpatë të gjithë profetët e Baalit. Atëherë Izebela i dërgoi lajm Elisë e i tha: «Keq e më keq ma bëfshin perënditë nëse nesër në këtë kohë nuk të bëj atë që ti i bëre secilit prej profetëve». Elia u tremb dhe u ngrit të ikte për të shpëtuar jetën. Shkoi në Bershebë të Judës dhe atje la shërbëtorin e tij.
1 i Mbretërve 19:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kishte vrarë me shpatë tërë profetët. Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata". Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.