1 Gjonit 4:17-19
1 Gjonit 4:17-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dashuria është e përsosur në ne kur nuk kemi frikë për ditën e gjykimit, sepse në këtë botë ne jetojmë sikurse ai. Në dashuri nuk ka frikë, madje, dashuria e përsosur e dëbon frikën. Frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri. Ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari.
Ndaje
Lexo 1 Gjonit 41 Gjonit 4:17-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë. Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri. Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.
Ndaje
Lexo 1 Gjonit 4