1 Gjonit 3:16-20
1 Gjonit 3:16-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë. Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë? Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë. Ja si do ta dimë se jemi nga e vërteta dhe zemra jonë do të ketë siguri para Perëndisë: edhe nëse zemra na padit, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka.
1 Gjonit 3:16-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit. Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë. Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t'i bindim zemrat tona para atij; sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.