1 Gjonit 2:7-11
1 Gjonit 2:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fort të dashur, nuk po ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që nga fillimi. Urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat. Megjithatë, po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë për Krishtin dhe për ju, se errësira po shkon dhe tashmë po ndrin drita e vërtetë. Ai që thotë se është në dritë, por urren vëllanë e vet, ai është ende në errësirë. Ai që do vëllanë e vet, qëndron në dritë e nuk bëhet pengesë. Por ai që urren vëllanë e vet, është në errësirë. Ai ecën në errësirë e nuk sheh ku shkon, se errësira ia ka verbuar sytë.
1 Gjonit 2:7-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi. E megjithatë po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po shkon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë. Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bën të bjerë. Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.