1 Gjonit 1:5-8
1 Gjonit 1:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire. Po të themi se kemi bashkësi me të, por jetojmë në errësirë, gënjejmë dhe nuk veprojmë sipas së vërtetës. Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne.
1 Gjonit 1:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire. Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktikë të vërtetën; por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.