1 Gjonit 1:1-5
1 Gjonit 1:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po ju shkruajmë për Fjalën e jetës që ishte nga fillimi, që e dëgjuam dhe e pamë me sytë tanë, që e soditëm dhe e prekëm me duart tona. Jeta u shfaq dhe ne e pamë. Prandaj dëshmojmë dhe ju shpallim jetën e amshuar, që ishte me Atin dhe na u shfaq neve. Po ju shpallim atë që pamë dhe dëgjuam, që edhe ju të keni bashkësi me ne, sepse bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. Këto gjëra po i shkruajmë që gëzimi ynë të jetë i plotë. Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.
1 Gjonit 1:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës (dhe jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të, dhe ju shpallim jetën e përjetshme që ishte pranë Atit dhe që na u shfaq neve), Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. Dhe po ju shkruajmë këto gjëra që gëzimi juaj të jetë i plotë. Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire.