1 e Korintasve 7:32-35
1 e Korintasve 7:32-35 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dua që të mos keni kokëçarje. I pamartuari shqetësohet për gjërat e Zotit dhe kërkon si t'i pëlqejë Zotit, ndërsa i martuari shqetësohet për gjërat e botës dhe kërkon si t'i pëlqejë gruas dhe është i ndarë më dysh. Po ashtu, si gruaja e pamartuar, edhe virgjëresha shqetësohen për gjërat e Zotit, që të jenë të shenjta në trup e në shpirt, ndërsa e martuara shqetësohet për gjërat e botës dhe kërkon si t'i pëlqejë burrit. Edhe këto gjëra po jua them për të mirën tuaj dhe jo për t'ju vënë lakun në fyt, por që të jetoni sa më hijshëm e sa më të përkushtuar ndaj Zotit, pa shqetësime.
1 e Korintasve 7:32-35 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t'i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë burrit. Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t'ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t'i kushtoheni Zotit pa u shkëputur.