1 e Korintasve 7:1-5
1 e Korintasve 7:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sa për ato që më shkruat, mirë është që njeriu të mos prekë grua. Por për të mos rënë në kurvëri, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet. Burri le të përmbushë detyrimin e tij martesor ndaj gruas dhe po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron burri i saj. Po ashtu edhe burri nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron gruaja e tij. Mos iu privoni njëri-tjetrit, përveçse kur keni vendosur që për pak kohë t'i përkushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri, që për shkak të mospërmbajtjes suaj të mos ju tundojë Satani.
1 e Korintasve 7:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t'i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj.