1 e Korintasve 4:14-16
1 e Korintasve 4:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këto nuk jua shkruaj për t'ju turpëruar, por për t'ju këshilluar si bijtë e mi të dashur. Edhe sikur të kishit me mijëra mësues për besimin në Krishtin, nuk keni shumë etër, se jam unë ai që ju ktheva në besimin e Krishtit Jezu me anë të ungjillit. Prandaj ju kërkoj të më shkërbeni mua.
1 e Korintasve 4:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këto gjëra nuk po i shkruaj që t'ju turpëroj, por që t'ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur. Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit. Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.