1 e Korintasve 2:14-16
1 e Korintasve 2:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi e nuk mund t'i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore. Ndërsa njeriu që e ka marrë Shpirtin e shenjtë, kupton gjithçka e askush nuk mund ta kuptojë gjykimin e tij, sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që t'i japë mend atij? Por ne kemi mendjen e Krishtit.
1 e Korintasve 2:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t'i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht. Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri. Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit.