1 e Korintasve 2:1-5
1 e Korintasve 2:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju për t'ju shpallur shestimin e fshehtë të Perëndisë, nuk erdha me fjalë të mëdha apo me urti të madhe. Sepse e gjykova të drejtë që të mos ju mësoja asgjë tjetër, përveç Jezu Krishtit dhe madje, Jezu Krishtit të kryqëzuar. Prandaj erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me tmerr. Fjalët e mia dhe predikimi im nuk u mbështetën në fjalë bindëse plot urti, por në dëftimin e Shpirtit dhe të fuqisë së Perëndisë, që besimi juaj të mos mbështetet në urtinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.
1 e Korintasve 2:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Perëndisë, sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar. Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe. Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë, që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.