1 e Korintasve 15:54-56
1 e Korintasve 15:54-56 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur ky trup i kalbshëm të ketë veshur moskalbjen dhe ky trup i vdekshëm të ketë veshur pavdekësinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e shkruar: vdekja u përpi nga fitorja. O vdekje, ku është fitorja jote? O vdekje, ku është thumbi yt? Thumbi i vdekjes është mëkati, ndërsa fuqia e mëkatit është ligji.
1 e Korintasve 15:54-56 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''. O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote? Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.