1 e Korintasve 15:12-19
1 e Korintasve 15:12-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse predikojmë se Krishti u ngjall prej të vdekurve, si mund të thonë disa prej jush se të vdekurit nuk do të ngjallen? Nëse të vdekurit nuk do të ngjallen, atëherë nuk është ngjallur as Krishti. Nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë edhe predikimi ynë është i kotë, edhe besimi juaj është i kotë. Kështu, qenkemi dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmojmë kundër tij dhe themi se ka ngjallur Krishtin, të cilin nuk e paska ngjallur, po të jetë se të vdekurit nuk u ngjallkan. Nëse nuk ngjallen të vdekurit, atëherë nuk është ngjallur as Krishti. Nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë besimi juaj është i kotë dhe ju jeni ende në mëkatet tuaja. Atëherë kanë humbur edhe ata që kanë vdekur e kanë besuar në Krishtin. Nëse shpresojmë në Krishtin vetëm për këtë jetë, atëherë jemi njerëzit më të mjerë.
1 e Korintasve 15:12-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve? Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall. Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj. Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen. Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur; por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja, edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur. Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.