1 e Korintasve 15:12-14
1 e Korintasve 15:12-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse predikojmë se Krishti u ngjall prej të vdekurve, si mund të thonë disa prej jush se të vdekurit nuk do të ngjallen? Nëse të vdekurit nuk do të ngjallen, atëherë nuk është ngjallur as Krishti. Nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë edhe predikimi ynë është i kotë, edhe besimi juaj është i kotë.
1 e Korintasve 15:12-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve? Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall. Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.