1 e Korintasve 15:1-8
1 e Korintasve 15:1-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëllezër, dua t'ju kujtoj ungjillin që ju kam predikuar, të cilin e keni pranuar dhe në të cilin qëndroni. Nëpërmjet tij shpëtoheni, nëse e ruani siç jua kam predikuar, përndryshe keni besuar kot. Para së gjithash ju kam shpallur të vërtetën që m'u dha edhe mua, se Krishti, sipas Shkrimeve, vdiq për mëkatet tona, u varros dhe u ngjall ditën e tretë, po sipas Shkrimeve. Ai iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq njëherësh mbi pesëqind vëllezërve, nga të cilët disa kanë vdekur, por shumica jeton ende. Më pas iu shfaq Jakobit e pastaj të gjithë apostujve. Në fund, m'u shfaq edhe mua, dështakut.
1 e Korintasve 15:1-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni, dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot. Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve. Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit.