1 e Korintasve 13:9-12
1 e Korintasve 13:9-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në të vërtetë, ne kemi dije deri diku dhe profetizojmë deri diku. Por kur të vijë përsosmëria, ajo që është e paplotë do të marrë fund. Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë; por kur u bëra burrë, i hodha tej gjërat fëmijërore. Tani shohim në mënyrë të errët, si në pasqyrë, por një ditë do të shohim ballë për ballë. Tani njoh deri diku, por një ditë do të njoh plotësisht, ashtu siç më njeh Perëndia.
1 e Korintasve 13:9-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht. Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore. Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.