1 e Korintasve 12:4-8
1 e Korintasve 12:4-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ka dhunti të ndryshme, por është i njëjti Shpirt. Ka edhe shërbesa të ndryshme, por është i njëjti Zot. Ka edhe larmi veprash, por është i njëjti Perëndi që bën gjithçka në të gjithë. Secilit i shfaqet Shpirti për të mirën e të gjithëve. Dikujt Shpirti i jep dhuntinë për të folur me urti, një tjetri i njëjti Shpirt i jep dhuntinë për të folur me dituri.
1 e Korintasve 12:4-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie