1 e Korintasve 10:14-33
1 e Korintasve 10:14-33 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj, fort të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria! Po flas me ju si me njerëz të arsyeshëm: gjykojini vetë këto që po them. Kur pimë nga kupa për të cilën bekojmë Perëndinë, a nuk marrim pjesë në gjakun e Krishtit? Kur hamë nga buka që thyejmë, a nuk marrim pjesë në trupin e Krishtit? Ashtu si buka është një e vetme, ashtu edhe ne, edhe pse jemi shumë, bëhemi një trup i vetëm, sepse marrim pjesë në të vetmen bukë. Shikoni popullin e Izraelit! A nuk marrin pjesë në altar ata që hanë flijimet që kushtohen mbi të? A dua të them me këtë se mishi që u flijohet idhujve ka ndonjë vlerë apo që idhujt janë ndonjë gjë? Jo, por dua të them se ato ua flijojnë djajve e jo Perëndisë dhe unë nuk dua që të keni pjesë me djajtë. Nuk mund të pini edhe nga kupa e Zotit, edhe nga kupa e djajve; nuk mund të hani edhe nga tryeza e Zotit, edhe nga tryeza e djajve. Mos duam të nxisim xhelozinë e Zotit? Vallë, mos jemi më të fortë se ai? Disa thonë: «Gjithçka lejohet». Po, por jo gjithçka është e dobishme. Gjithçka lejohet, por jo gjithçka bën mirë. Askush të mos kërkojë të mirën e vet, por të mirën e tjetrit. Hani çdo gjë që shitet në thertore, pa e hetuar atë dhe pa e rënduar ndërgjegjen tuaj, sepse toka dhe gjithçka gjendet në të janë të Zotit. Nëse ndonjë jobesimtar ju fton në shtëpi dhe pranoni të shkoni, hani gjithçka që ju vënë përpara, pa e hetuar atë dhe pa e rënduar ndërgjegjen tuaj. Por nëse dikush ju thotë: «Ky është mish që u është flijuar idhujve», mos hani për shkak të atij që jua tha këtë dhe për shkak të ndërgjegjes, jo për ndërgjegjen tuaj, por për ndërgjegjen e tjetrit. Por, pse të kufizohet liria ime nga ndërgjegjja e tjetrit? Nëse unë falënderoj Perëndinë për atë që ha, përse të shahem për shkak të ushqimit për të cilin kam falënderuar Perëndinë? Edhe kur hani, edhe kur pini, edhe kur bëni ndonjë gjë tjetër, bëjeni për lavdi të Perëndisë. Por mos u bëni pengesë as për judenjtë, as për helenët e as për kishën e Perëndisë. Bëni si unë që mundohem t'u pëlqej të gjithëve, pa kërkuar përfitimin tim, por dobinë e të gjithëve, që të shpëtohen.

1 e Korintasve 10:14-33 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria. Po ju flas si të mençur, gjykojeni ju atë që them: kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit? Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë. Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit? Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka? Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët. Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve. A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai? Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton. Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''. Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes. Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''. Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegjja e një tjetri? Në qoftë se unë marr pjesë me falënderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falënderoj? Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë. Mos u bëni shkak skandali as për judenj, as për grekë, as për kishën e Perëndisë; sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.