Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".
Lexo Psalmet 95
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 95:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video