Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje. Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd. Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as holokausti. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar. Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit. Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në holokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.
Lexo Psalmet 51
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 51:11-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video