Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim, që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj, në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake; ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj; herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha: "Duhet të bëja flijimet e falënderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia; prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti; e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie, sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë; ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".
Lexo Fjalët e urta 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 7:6-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video