Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura; për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut. I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta, për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta. Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin. Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënës sate, sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.
Lexo Fjalët e urta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 1:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video