Fjalët e Nehemias, birit të Hakaliahut. Ndodhi që në muajin e kisleut, në vitin e njëzetë, ndërsa unë ndodhesha në kalanë e Suzas, arriti në Judë Hanani, një nga vëllezërit e mi, bashkë me disa burra të tjerë. Unë i pyeta lidhur me judenjtë që kishin shpëtuar, që ishin kthyer gjallë nga robëria, dhe lidhur me Jeruzalemin. Ata më thanë: "Ata që kanë shpëtuar nga robëria janë atje poshtë në krahinë, në një varfëri të madhe dhe me faqe të zezë; përveç kësaj muret e Jeruzalemit janë plot me të çara dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri". Sa i dëgjova këto fjalë, u ula dhe qava; pastaj mbajta zi disa ditë me radhë, agjërova dhe u luta përpara Perëndisë të qiellit.
Lexo Nehemia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 1:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video