Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi. Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën. Në fakt farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve; dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve. Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: ''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.
Lexo Marku 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 7:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video