Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''. Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''. Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mundet që Satani të dëbojë Satanin? Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë. Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë. Kështu, në se Satani ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi! Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.
Lexo Marku 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 3:21-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video