Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin. Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të. Atëherë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t'u shërbejë. Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurët dhe të demonizuarit. Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës. Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin. Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut. Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin. Dhe, kur e gjetën, i thanë: ''Të gjithë po të kërkojnë!''. Dhe ai u tha atyre: ''Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur''.
Lexo Marku 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 1:29-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video