Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin. Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të. Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora. Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur; por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ''Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti. Shkoni shpejt t'u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë''. Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij. Dhe, ndërsa po shkonin për t'u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: ''Tungjatjeta!''. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin''.
Lexo Mateu 28
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 28:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video