Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: ''Mësues, ha''. Por ai u tha atyre: ''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''. Prandaj dishepujt i thoshin njëri-tjetrit: ''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''. Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij. A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen. Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen së bashku. Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr". Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre''.
Lexo Gjoni 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 4:31-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video