Dashuria vëllazërore le të mbetet. Mos harroni mikpritjen, sepse disa duke e praktikuar e priten pa ditur engjëj! Kujtoni të burgosurit si të ishit të lidhur bashkë me ta, dhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju vetë jeni në trup. Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit. Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ''Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''. Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?''. Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre. Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.
Lexo Hebrenjve 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 13:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video