Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok. I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte. Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim. Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijës së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij. Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjigj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!". Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjigj: "Jakob". Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar". Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjigj: "Pse e do emrin tim?". Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal". Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.
Lexo Zanafilla 32
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 32:22-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video