Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe. Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte. Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun". Kjo gjë s'i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij. Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd. Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt".
Lexo Zanafilla 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 21:8-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video