Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
Lexo Efesianëve 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Efesianëve 5:15-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video